Teuta-Laçi 0-2
Laçi fiton në ndeshjen e fundit miqësor ndaj Teutës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 me gol të Berishës, ndërsa në të dytën ishte Gjini që shënoi dhe golin e dytë duke i dhënë fitoren e radhës në miqësore. Laçi tregon edhe njëherë tjetër që do të jetë një skuadër e fortë këtë sezon.
Laçi ka fituar në pjesën e parë ndaj Teutës me rezultatin 0-1. Një gol i Berishë ka bërë që kurbinasit ta mbyllin në epërsi fraksionin e parë.
Teuta-Laçi është miqësorja e fundit e dy skuadrave. Ekipi kurbinas ka udhëtuar drejt Durrësit për luajtur takimin miqësor para startit të Kategorisë Superiore që fillon më 24 gusht. Trajneri Starova ka zgjedhur edhe 11-shen titullar për këtë takim.
Nuk ka asnjë ndryshim nga ndeshjet e kaluar, teknikur kurbinas i beson sërish të njëjtit formacion dhe siç duket ky do të jetë edhe 11-shja e Kategorisë Superiore.
