Ditën e sotme, në orën 14:00, përveç ndeshjeve në Kupën e Shqipërisë, është luajtur edhe një takim i Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Burrelit. Sfida ka përfunduar me rezultatin 2-1. Golat janë shënuar nga Dumoue dhe Xhaferi për vendasit, e ndërsa në krahun tjetër, për miqtë rrugën e rrjetës e ka gjetur Ajazi.
Me këtë fitore, Iliria, në Grupin A të së Parës, tashmë renditet në vendin e 8 me 18 pikë, kurse Burreli në vendin e 9-të me 15 pikë.