Tashmë merkatoja e dimrit është mbyllur, megjithatë për Borusian e Dortmundit nuk ka ndodhur diçka e tillë teksa ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm. Omer Toprak do të luajë me skuadrën gjermane në edicionin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Toprak është një emër i njohur në Bundesligën gjermane pasi ka luajtur më parë me Freiburgun dhe Bayer Leverkusenn. Gjithashtu ai është aktivizuar në përfaqësuesen e Turqisë në 25 ndeshje.
- Njoftimi i klubit gjerman
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.