
Kleandro Lleshi mbyll aventurën e tij me Recreativo Huelvan pas vetëm 4 muajsh. Mesfushori është në pronësi të Leganes, ndërsa në fund të sezonit do të rikthehet sërish te skuadra e tij për të mësuar të ardhmen e tij.
Njoftimin e ka bërë vetë lojtari në rrjetet sociale që konfirmon se aventura e tij me Huelvan mbyllet këtu.
“Ka qenë nder të mbroja ngjyrat e fanellës së Rekreativos këtë sezon. Faleminderit shumë klubit dhe çdo tifozi për gjithë mbështetjen që më ka dhënë që nga dita e parë kur mbërrita këtu. Do të jeni gjithmonë në zemrën time dhe ju uroj më të mirat”, shkruan talenti shqiptar.
Këtë sezon Lleshi luajti 3 ndeshje Segunda Divizion duke shënuar edhe një. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e 20-vjeçarit shqiptar.