Tashmë Superiorja ka ulur siparin për këtë vit të 2016-tës. Janë mbyllur 18 javë të mbushura me emocion, rivalitet, kontestime nga 10 skuadrat e Supeiores. Por ndryshe nga vitet e tjera në këto javë janë ndërruar 17 trajnerë. Partizani e nisi me Sormanin, por tashmë ka Starovën. Tiranën e startoi sezonin me Ilir Dajën, por tani “timonin” e ka marrë Mirel Josa. Gugash Magani e filloi te Flamurtari me ide të qarta, por vendin e tij e zuri Mezani pasi ai u largua drejt Teutës. Kukësi, Skënderbeu, Luftëtari dhe Vllaznia janë 4 skuadrat që nuk e kanë ndërruar trajnerin e tyre.
Skuadrat me trajnerët e tyre në këtë sezon futbollistik:
Partizani – Sormani, Starova
Tirana – Daja, Josa
Kukësi – Gjoka
Skënderbeu – Agostineli
Luftëtari – Milinkoviç
Vllaznia – Cungu
Flamurtari – Magani, Mezani
Teuta – Bexhi, Çevoli, Magani
Laçi – Troisi, Ndreu
Korabi – Mërgjyshi, Haxhiu