
Korabi gjendet në vendin e dytë në grupin A, të kategorisë së parë. Dibranët po zhvillojnë një kampionat shumë të mirë dhe ekipi po rritet ndjeshëm. Ajo që bie në sy është fakti se Korabi shënon dhe pëson shumë.
Praktikisht kemi të bëjmë me një futboll të hapur. 10 gola të shënuar tregojnë se sulmi po funksionon mirë. 7 golat e pësuar në 8 ndeshje janë shumë për një ekip që synon superioren dhe mbi të gjitha, për një ekip që është në vendin e dytë. vetëm 3 gola më shumë ka pësuar skaudra e Burrelit, që gjendet në vendin e parafundit. Vlen të përmendet fakti se mbrotja ''fut ujë'' dhe statistikat flasin vetë.
Merkato po vjen dhe te Korabi nuk përjashtohet mundësia që të behen ndërhyrje në repartin e mbrotjes.