Prej disa ditësh, Andi Lila ka mbërritur në Shqipëri, pasi ka marrë pushimet nga klubi i tij, PAS Janina. Kapiteni i skuadrës greke po shfrytëzon ditët për të takuar të afërmit dhe miqtë e tij, por pa lënë pas edhe stërvitjen intensive, këtë herë jo në fushën e blertë por në një tjetër ambient.
Mbrojtësi i Kombëtares ka zhvilluar sot një seancë stërvitore speciale në “Body Code”, ndërsa siç shihet edhe nga fotoja e postuar prej tij në Instagram, duket tejet i karikuar nën kujdesin e instruktorit të tij.
[caption id="attachment_67706" align="alignnone" width="595"] Fotoja e postuar nga Andi Lila duke kryer ushtrime stervitore ne "Body Code"[/caption]
Poll