
Janë prishur planet e korçarëve, të cilët ishin të bindur për pjesëmarrjen në Champions, por KAS-i e ka hedhur poshtë planin e hartuar prej tyre për këtë sezon. Tani do të ketë një strategji të re dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kampion do të zhvillojnë sot një mbledhje, ku do të marrin pjesë stafi teknik dhe futbollistët. Natyrisht, pritet të ketë disa ditë pushime për futbollistët, pas fazës përgatitore, që u zhvillua në Austri, sepse tani nuk ka angazhim për ta në Kupat e Europës. Koha në dispozicion deri në startin e sezonit të ri është e madhe dhe kampionët kanë mundësi të pushojnë tashmë më shumë.
Në këtë mbledhje pritet që presidenti Takaj të karikojë futbollistët dhe stafin teknik, pas goditjes psikologjike që ata kanë marrë nga KAS-i. Ai ka folur pas vendimit të djeshëm për një Skënderbe më të fortë sezonin e ri.