Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Mbijeton" Enea Jorgji, "zhduken" dy arbitrat e tjerë të FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
"Mbijeton" Enea Jorgji, "zhduken" dy arbitrat e tjerë

Andi Koçi dhe Lorenc Jemini nuk do ta mbajnë më stemën e FIFA-s. Dy gjyqtarët e Superiores janë ndëshkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas gabimeve të bëra përgjatë gjithë këtij sezoni. Dy gjyqtarët u "zhdukën" njëri pas tjetrit. Fillimisht ishte Lorenc Jemini që nuk u pa të gjykonte pas fitores së Partizanit 2-0 kundër Luftëtarit.

Jemini akordoi dy të verdhë për 5 minuta dhe një 11-metërsh në favor të Partizanit. Ndërkohë Andi Koçi është kontestuar shumë nga kampionët e Shqipërisë të Kukësit. Ai u quajt kamikaz pas ndeshjes Kukësi - Vllaznia që përfundoi në barazim 0-0. Në këtë mënyrë FSHF-ja u ka hequr stemën e FIFA-s këtyre arbitrave dhe deri më tani në listën e publikuar në uebsajtin zyrtar të këtij institucioni ndërkombëtar, figuron vetëm Enea Jorgji si gjyqtar kryesor me stemën e FIFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga