
Yassine Bono, portieri i Marokut, dha intervistën e tij për mediat pas finales së vogël të humbur ndaj Kroacisë për medaljen e bronzit të Kupës së Botës.
“Na u desh të rikuperoheshim brenda pak ditëve dhe luajtëm një ndeshje të mirë. Përgëzime për Kroacinë për vendin e tretë dhe shokëve të mij sepse ne bëmë diçka shumë të rëndësishme.
Zhgënjimi për humbjen e vendit të tretë? Ne u ndjemë sikur kishim gjithë popullin me ne. Është e vështirë të rikuperohesh pas një gjysmëfinaleje kundër Francës dhe sot e donim këtë triumf. Uk ishte e mundur por ne mund të jemi të gëzuar dhe krenarë me atë që kemi bërë në këtë Kupë Botë.”-tha portieri.
Poll