Partizani dhe Dinamo barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Golat u realizuan nga Cara dhe Ibraimi.
Pas 90 minutëshit për mikrofonat e Supersport folën protagonistët e takimit, teksa u zgjodhën nga një për secilën skuadër. Lojtari i të kuqve, Albion Marku dhe ai i dinamovitëve, Patrik Bardhi u përgjigjën pyetjeve të ndryshme në Gol Pas Goli.
Marku u shpreh: “Sot vrapuam shumë, sidomos në pjesën e dytë. Nuk kishim fat. Rëndësi ka që të krijojmë raste. Duhet të krijojmë volum loje. Padyshim që do isha gati edhe për 11 metërsha”.
Prenoncimi i Patrik Bardhit ishte disi më i gjatë.
“Bëmë një ndeshje të mirë, ishim pak të lodhur. Takimi me Tiranën ishte shumë afër. Luajtëm mirë, jam i kënaqur me performancën e ekipit. Më ka ardhur momenti që të luaj. Profesori më ka dhënë besimin, po bëj më të mirën që besimin t’ia kthej mbrapsht. Do të ishim gati për gjithçka sot, edhe për 11-metërsha, në qoftë se ishte me 2 ndeshje.Bledar Devolli është gati njësoj, por te Kastrioti ka qenë trajner i parë, fliste më shumë, kurse këtu e ka ulur pak dozën e agresivitetit, të them të drejtën” – tha Bardhi.