Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Marko RADAS zgjidhja e SKËNDERBEUT, të huajt "çorodisin" stafin teknik

Shkruar nga NEWSPORT
Marko RADAS zgjidhja e SKËNDERBEUT, të huajt

Skënderbeu ka bërë disa afrime në këtë merkato dimri, megjithatë Federata Shqiptare e Futbollit lejon vetëm 4 të huaj në formacionin titullar. Kampi korçar është mbipopulluar me lojtarë që nuk kanë pasaportë shqiptare. Kësisoj drejtuesit bardhekuq po mendojnë për të zgjidhur këtë problem që në pamje të parë duket i vogël, por me kalimin e javëve trajnerit Orges Shehi do t'i lindë nevoja për të përfshirë në 11-she edhe më shumë se 4 lojtarë të huaj.

Marko Radas është njëri nga futbollistët që ka shprehur hapur dëshirën për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Ndaj, kroati i "Ujqërve të Dëborës" do të nisë procedurat për t'u pajisur me pasaportën e vendit tonë. Në këtë mënyrë do të lehtësohej paksa edhe puna e teknikut Orges Shehi për të zgjedhur formacionin titullar në këtë sezon të vështirë të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga