Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Marash KUMBULLA përfundon jashtë Italisë, gjigantët anglezë e kanë seriozisht për mbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
Marash KUMBULLA përfundon jashtë Italisë, gjigantët

Marash Kumbulla është objektivi i shumë klubeve të njohura. 20 vjeçari shqiptar po shkëlqen këtë sezon në Seri A me Veronën, ndërsa ky është edicioni i parë në ligën më të madhe italiane për të. Veç aftësive të mira në qendër të mbrojtjes, lojtari i Kombëtares kuqezi ka shënuar edhe një gol këtë edicion.

Në radhë për shërbimet e tij janë shumë klube, me gjigantët e Manchester United që e kërkojnë me ngulm djaloshin me origjinë nga Shkdora. Solskjaer beson shumë te të rinjtë, ndaj në disa ndeshje "Djajtë e Kuq" e kanë ndjekur lojtarin nga afër.

Veç Lazios, Napolit apo bigëve të tjerë si Inter, Juve e Dortmund, për shërbimet e Kumbullës ka interes të shtuar nga klubi i Premier Leagues angleze. Veronezët kërkojnë 25 milion euro për shërbimet e shtatëlartit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga