Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Marash KUMBULLA në "modë", kampionët e Europës hedhin hapa konkret

Shkruar nga NEWSPORT
Marash KUMBULLA në "modë", kampionët e Europës

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla është në listën e skuadrave më të mira europiane. Pasi Manchester United e City e ndoqën nga afër 20 vjeçarin në ndeshjen e fundit kundër Juventus, tanimë mediat britanike shkruajnë se edhe Liverpool ka bërë hapa konkret për mbrojtësin e Veronës.

Liverpool është klubi i radhës që kërkon shërbimet e lojtarit me origjinë shkodrane, teksa më herët 3 klube të tjera të Premier Ligës kanë shprehur interes për të. Dortmund, Leipzig e Frankfurt nga Gjermania, si dhe "top" klubet e Serisë A, kanë një objektiv që quhet Kumbulla. Liverpool ka nisur negociatat për mbrojtësin, me Klopp që po mendon të pastrojë mbrojtjen për t'i bërë vend shqiptarit Kumbulla. Paraqitjet e mira në 17 ndeshje të kampionatit italian dhe 1 gol, kanë bërë që lojtari i Kombëtares kuqezi të jetë në "modë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga