Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Marantas ironizon gjykimin në Superiore: Stërvitje të veçanë portierëve për penalltitë

Shkruar nga NEWSPORT
Marantas ironizon gjykimin në Superiore: Stërvitje të

Ekipi gjirokastrit i Luftëtarit në mesjavë do të zhvilloj transfertën e vështirë ndaj ekipit të Kukësit. Në ndeshjen e fundit ndaj Bylis, gjirokastritët patën pretendime për arbitrimin e ndeshjes, ku iu dha dhe një penallti në favor të ballshiotëve. Trajneri i Luftëtarit, Jorgo Marantas në një pronocim para mediave në prag të sfidës me Kukësin shfaqi përsëri shqetësimin mbi arbitrimin e ndeshjeve dhe dhënien e penalltive.

"Për të qenë sa më të përgatitur, do t'i bëjmë stërvitje të veçantë portierëve për të pritur 11-metërshat. Ndërsa lojtarët e mi, e dinë tashmë që kundërshtarët nuk duhet t'i prekin më brenda zonës. Kjo gjë është e ndaluar. Të mos ndodhin më këto gjëra, si në ndeshjet e fundit", tha Marantas.

Sfida ndaj Kukësit

"Presim që të kemi një zhvillim loje si në ndeshjet e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi dihet që Kukësi është një nga ekipet më të forta në Shqipëri. E di që lojtarët e mi do të dinë të sillen ashtu si duhet në fushë. Do të jetë ndeshje e fortë por ne besojmë të marrim maksimumin", përfundoi Marantas

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga