
Mario Mandzukiç u zyrtarizua si futbollist i Milanit. Sulmuesi kroat në fjalën e tij premtoi se do bënte më të mirën për kuqezinjtë, duke bërë kështu realitet ëndrrën e tifozëve. Rruga nuk do jetë e lehtë, gjtihsesi, ai beson se gjithçka do shkojë siç duhet.
"Falënderoj sinqerisht drejtuesit e Milanit për mundësinë që më dhanë për t'u bërë pjesë e këtij klubi fantastik. Do të jetë një nder për mua të vesh këtë fanellë plot histori dhe të luftoj për Rossonerët. Unë vetëm mund të premtoj të bëj më të mirën në çdo ndeshje dhe të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë. Jam i sigurt që së bashku mund të realizojmë ëndrrën e çdo tifozi të Milanit" - tha ai.
Poll