
Mario Mandzukic ka arritur akordin me Manchester United. Sulmuesi kroat është jashtë planeve të Juventusit dhe është lënë jashtë skuadrës deri më tani duke mos u grumbulluar asnjëherë nga Sarri. Kohët e fundit u përfol për një kalim të tij në Katar, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët duke bërë që kjo marrëveshje të dështonte.
Tashmë lojtari kroat ka gjetur akordin me United dhe mund të firmos që në merkton e janarit. Juventusi kërkon 11 milionë euro për ta lënë të lirë dhe tashmë I takon Manchesterit të paguajë shifrën e kërkuar.
Poll