
Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Crystal Palace në transfertë. Një ndeshje e dobët për të dyja ekipet, të cilat ruheshin shumë në prapavijë.
"Djajtë e kuq" shkojnë në kuotën e 51 pikëve, në vendin e dytë. Misioni "titull" duket i pamundur, me Cityn që është 15 pikë para. Në krahun tjetër, Palace endet në mesin e tabelë, ku synon qëndrimin në elitë.
Në ndeshjet e tjera, Leister barazoi 1-1 me Burnley. Fillimisht shënoi Vdyra, por Iheanacho do i jepte një pikë "dhelprave". Një fitore minimale mori Sheffield, ndaj Aston Villës (1-0)
Poll