
Merkato në hyrje në Angli është mbyllur zyrtarisht, ndërsa Manchester United po mendon që tani për merkaton e janarit dhe afrimet që do të bëhen. Me largimin e Lukaku dhe Sanchez te Interi, klubi anglez ka arkëtuar disa të ardhura që do t'i shpenzojë gjatë merkatos së janarit.
Siç raporton "The Sun", dy objektivat e klubit janë Bruno Fernadez i Sporting Lisbona dhe Jadon Sancho nga Dortmund. Drejtuesit e klubit janë duke përgatitur dy superoferta për lojtarët në mënyrë që të bind klubet për të lënë të lirë lojtarët.
Poll