
Ëojciech Szczesny është portieri numër 1 i Juventus. Edhe pse në sfidën ndaj Bolonjës pritet të luaj Gigi Buffon, drejtuesit bardhezi nuk kanë dyshime për hierarkinë midis dy gardianëve.
Tashmë polaku Szczesny ka rikuperuar dhe pozicionin e tij të titullarit tek Polonia, duke lënë pas portierin tjetër Fabianski.
Manchester Untied ka shfaqur interes për polakun, pasi De Gea mund të largohet në fund të këtij sezoni. Juventus nuk ka ndërmend ta lëshoj gardianin e tyre dhe bëhet e ditur se po përgatiten për t'i ofruar rinovimin e kontratës deri në 2024.
Poll