
Këtë merkato verore mund të zhvillohet edhe një nga shkëmbimet më të bujshme.
Manchester United dhe Barcelona po konsiderojnë ndryshimin e rrugëve për dy futbollistë që nuk janë pjesë e planeve të tyre.
"Djajtë e kuq" ofrojnë kartonin e mesfushorit, Donny van de Beek për të marrë në Angli mbrojtësin francez të Barcelonës, Samuel Umtiti.
Van de Beek kërkohet shumë nga katalanasit dhe United i është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke parapëlqyer kartonin e mbrojtësit. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë operacion, me mediat britanike që pohojnë se do ketë gjëra konkrete rreth këtij transferimi.
Poll