Arsenal është një nga ato ekipe ku shpesh largohen lojtarët kryesorë të ekipit dhe duket se diçka e tillë do ndodhë edhe këtë verë. Në listë për tu larguar nga Arsenal duket se është Aaron Ramsey. Uellsiani ka shprehu dëshirën për tu larguar nga ‘Fly Emirates’ dhe për të menjëherë kanë shprehur interes disa nga ekipet më të mëdha të Europës.
The Sun shkruan se Manchester United dhe Juventus kanë shprehur interes konkret për mesfushorin. Ai nuk kushton më shumë se 35 milionë paundë dhe është një lojtar që mund të luajë në të gjitha pozicionet e mesfushës. Duket se ai mund të zgjedhë Juventusin për të vazhduar karrierën e tij pasi një kalim të tijin në rradhët e rivalëve të përjetshëm të United, tifozët e Arsenal nuk do e falnin kurrë për një lojtar që gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me londinezët.