
Manchester City dhe Leeds United kanë konkretizuar dy marrëveshje me njëri-tjetrin brenda pak minutash. Fillimisht, drejtuesit e Man. Cityt arritën te firma e mesfushorit të Anglisë, Calvin Philipps.
26-vjeçari ka bërë dy sezone të shkëlqyera me Leeds në Premier League dhe Pep Guardiola është një admirues i tij. Gjithashtu, Pillips u shpall dhe lojtari më i mirë i Anglisë në vitin 2021.
Pep Guardiola do e ketë në dispozicion sezonin e ardhshëm futbollistin 26-vjeçar, ndërsa Manchester City ka paguar plot 60 milionë euro për kartonin e tij. Ndërsa Leeds, ka arritur te firma e talentit të Manchester Cityt, Darko Gyaibi, për plot 5 milionë euro.
Manchester City and Leeds have now all paperworks ready to be signed for Kalvin Phillips deal. Personal terms already agreed - Kalvin only wanted City move. 🔵🤝 #MCFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 26, 2022
City and Leeds are also closing on Darko Gyabi separated deal - he’s joining Leeds on permanent move worth £5m. pic.twitter.com/wr9N22Di4x