Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lushnja "një mal" me mungesa, Gjyla duhet të "shpikë" formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja "një mal" me mungesa, Gjyla duhet të

Humbja e fundjavës ndaj Devollit, nuk ka sjellë vetëm humbje pikësh në kampin lushnjar. Lëshimi i kreut të klasifikimit ka ardhur dhe me një seri ndodhish. Plot tri mungesa nga formacioni titullar do të ketë tekniku Gjyla për ndeshjen e ardhshme ndaj Orikumit. Bëhet fjalë për kapitenin Fatjon Sefa, i cili doli i dëmtuar gjatë pjesës së parë ndaj Devollit. Mësohet se shtatëlarti ka një hematomë dhe do t'i duhet kohë për rikuperim.

Dy mungesa të tjera vijnë për shkaqe kartonash. Veterani Mone do të mungojë pasi u ndëshkua me karton të kuq në Bilisht, ndërsa qëndërmbrojtësi Ibrahimllari ka plotësuar numrin katër të kartonave, çka do e mbajë jashtë për takimin e radhës. Me mungesat e tre titullarëve , Ilir Gjyla duhet të gjejë zgjidhje që cilësia të jetë e njëjtë edhe në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga