
Futbolli në Shqipëri është ndalur prej problemeve mes Ligës Profesioniste dhe Qeverisë, ndërsa klubet shqiptare kanë caktuar disa teste miqësore këtë periudhë. Janë katër duele të përcaktuara për sot, me 4 klube të Superligës që do testojnë veten.
Në Ballsh, duke nisur në orën 16:00 Bylis pret Burrelin e ndryshimeve të mëdha, ndërsa në Pogradec, vendasit do të ndeshen me Partizanin. Skënderbeu dhe Dinamo do "përplasen" në orën 17, ndërsa në të njëjtën orë Kastrioti luan me Turbinën.
Miqësore - Sot :
16:00 Bylisi-Burreli
17:00 Pogradeci-Partizani
17:00 Skënderbeu-Dinamo
17:00 Kastrioti-Turbina
Poll