
Janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për femra. Ndeshjet e zhvilluara në Qendrën Sportive në Kamëz kanë dhuruar gola dhe emocione të shumta për të pranishmit.
Plot 30 gola janë shënuar në 4 ndeshje, me një mesatare prej 7.5 golash për ndeshje. Ndërkohë, pas fitoreve respektive, Vllaznia, Kinostudio, Apolonia dhe Tirana AS janë katër skuadrat e kualifikuara për më tej, ku do të përballen ndërmjet tyre në ndeshjet gjysëm finale me një takim me eliminim direkt.
Duelet gjysëmfinaliste:
Kinostudio-Vllaznia
Apolonia-Tirana AS
Përballjet çerekfinale ishin këto:
Termi- Vllaznia 0-4
AAS-Kinostudio 1-8
Teuta-Apolonia 0-8
Juban Danja -Tirana AS 2-7
Poll