
Romelo Lukaku është një lojtarët më të kërkuar te Interi. Sulmuesi belg është në krye të listës së dëshirave të Contes dhe drejtuesit kanë nisur nga punë për të bindur Manchester United të lënë të lirë belgun. Me Icardin pothuajse, Lukaku është zgjedhja e parë e Contes në majën e sulmit. Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme me Kombëtaren e tij, Lukaku foli për mediat duke i shkelur syrin Interit, por edhe trajneri Conte.
"E di shumë mirë që Conte ka shkuar te Interi, për mua është trajneri më i mirë në botë. Përsa i përket të ardhmes time, unë e kam marrë vendimin tim, por nuk mund ta bëj publike për respekt të kluibit tim Manchester United. Jam një fans i madh i kampionatit italian dhe ardhja e Ronaldos dhe e disa trajnerëve si Ançelotti apo Sarri e Conte e bën edhe më të bukur Serie A. Kam një kontratë me Manchesterin dhe agjenti im do të flas me klubin dhe u takon atyre të vendosi", u shpreh Lukaku.