
Luis Suarez është një futbollist i lirë për momentin pasi aventura e tij me Nacional në vendlindje është mbyllur. Bomberi ishte pjesë e Uruguait në Kupën e Botës duke mos ja dalë të kalojë fazën e grupeve dhe tashmë është vënë në punë për të gjetur ekipin e tij të ri.
Klube nga Brazili dhe Argjentina janë të interesuara por sëfundmi, një ofertë konkrete ka ardhur nga Arabia Saudite. Klubi Al-Khaleej, ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Sokol Cikalleshi ka ofruar plot 6 milionë dollarë për 18 muajt e ardhshëm.
Ish-sulmuesi i Barcelonës kishte një marrëveshje verbale me Gremio por oferta e minutës së fundit prej 6 milionë eurosh mund të tundojë “El Pistoleron”.
Poll