Kategoria e Parë do të vijë me 2 ndeshje ditën e sotme, teksa do të luhet në kuadër të javës së 14-të të saj. Ndeshjet Lushnja-Besa dhe Vora-Elbasani do të mbyllin këtë javë futbollistike.
Takime mjaft interesante janë në progam, me skuadrat që do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët. Të dyja këto sfida do të startojnë në orën 13:30 dhe do të luhen paralelisht.
Në këto 2 takime janë mësuar edhe gjyqtarët që vendosin drejtësi. FSHF-ja ka caktuar arbitrat emrat e të cilëve bëhen të ditur nga “Newsport.al”.
Vora-Elbasani
Arbitër kryesor: Klodian Shahini (Durrës)
Asistent 1: Ilir Tartaraj (Fier)
Asistent 2: Fatmir Lama (Durrës)
Arbitër i 4: Kreshnik Barjamaj (Tiranë)
Lushnja-Besa
Arbitër kryesor: Indrit Myrtja (Shkodër)
Asistent 1: Eluar Muça (Lezhë)
Asistent 2: Saimir Hysjeni (Shkodër)
Arbitër i 4: Bekris Dragusha (Shkodër)