
Edhe pikëpyetja e fundit u zgjidh. Në ndeshjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë forca policore nga Kosova. Marrëveshjen e arritur e ka konfirmuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Në ndeshjen e 26 marsit në Shkup gjatë gjithë ditës, thotë ai, do qarkullojnë patrulla policore. Ndeshja ka një rëndësi unike dhe pritet me shumë interes, si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia.
Tifozët e këtyre dy vendeve besojnë se do ia dalin të shkojnë në finalen e Ligës së Kombeve, por në fund vetëm njëra do ia dalë. Përfaqësuesja e Kosovës ka në skuadër lojtarë cilësorë, që mund të bëjnë diferencën në fushë.
Poll