Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luftojnë për mbijetesë, skuadra e njohur gjen teknikun e ri (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Schalke 04 ka siguruar verbalisht trajnerin e ri. David Wagner, ish-ndihmësi i Jurgen Klopp dhe ish-tekniku i Huddersfield-it në Premier League ka pranuar në rrugë joformale të marrë drejtimin e skuadrës gjermane për sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga Gelsenkirchen drejtohet prej 2 muajsh nga tekniku Hubb Stevens pas eliminimit nga Champions League nga Manchester City 7-0.

Lajmin e konfirmon media britanike "The Mirror". Schalke 04 po lufton për të siguruar mbijetesën në Bundesligë teksa ndodhet 6 pikë larg zonës së rënies në divizionin e dytë të futbollit. Por, falë fitores së bujshme 2-4 ndaj Borussia Dortmundit në fundjavën e kaluar ka rritur optimizmin te skuadra dhe tifozët për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

David Wagner

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga