Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari vetëm në letër, drejtuesit në “gjumë”

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari vetëm në letër, drejtuesit në

Skuadra që u ngjit në Superiore pas përfundimit të kampionatit në Kategorinë e Parë, Luftëtari, ende nuk ka bërë zyrtarizimet e para për sezonin e ri futbollistik. Edhe pse zhurma mediatike është e madhe, në brendësi gjithçka është bosh. Duke nisur nga trajneri e deri te lojtarët, kontratat janë të gjitha në ajër, në një kohë që drejtuesit e kësaj skuadre u duhet që të bëjnë gati edhe stadiumin për sezonin e ri.

Sesi do të shkojnë punët, ende nuk dihet asgjë. Luftëtari kërkesë parimore ka një trajner të huaj, i cili duhet të punojë mirë me elementin e ri, por me sa duket mungojnë paratë për të bërë realitet të gjithë këtë projekt. Për momentin pritet që të negociohet me një sponsor të ri, por nga sa mësohet bëhet fjalë për aksionet e skuadrës, nga të cilat ai dëshiron që të ketë një përqindje të konsiderueshme. Por, së pari Luftëtari duhet që të kalojë si pronë nga bashkia e qytetit te një ose disa investitorë privatë. Burokraci që po shtyn ndërtimin e kësaj skuadre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga