
Luftëtari është plotësuar dhe me dy lojtarë të rinj përpara ndeshjes së radhës me Laçin që luhet ditën e shtunë. Dhimitër Andoni, 19-vjeç dhe Erind Jahelezi 17-vjeç janë dy të rinjtë që i bashkohen skuadrës gjirokastrite. Ndërkohë që ekipi i plotë ka vazhduar me stërvitjen për përballjen me kurbinasit duke patur impenjimin maksimal të të gjithë lojtarëve. Gjirokastritët do të kërkojnë të përsëritet fati i sezonit të kaluar ku takimin e dytë e zhvilluan me Laçin dhe dolën fitues.
Poll