
Luftëtari ndodhet në Antalia të Turqisë ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore. Prej dy ditësh lojtarët janë vënë nën urdhrat e Milinkoviç duke u stërvitur në mënyrë intensive. Bëhet e ditur që Rroca dhe Aleksi kanë lënë pas dëmtimet dhe ndodhen pranë skuadrës.
Ndërkohë që drejtuesit gjirokastritë po punojnë për merkaton e dimrit, ku po tentojnë të afrojnë në ekip lojtarë të rinj.
Bëhet me dije nga faqja zyrtare e Luftëtarit që në Antalia kanë udhëtuar me skuadrën lojtarë të rinj si Ziaj 17 vjeç, Puçi e Mahmutaj nga 18-vjeç. Ndërkohë që në këtë merkato synohet talenti i Pogradecit, Lickollari që është 18-vjeç.
[gallery columns="1" size="full" ids="71082"]
Poll