Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari në krizë rezultatesh? Pyesni trajnerin Julian AHMATAJ si merret fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari në krizë rezultatesh? Pyesni trajnerin Julian AHMATAJ

Këtë fundjavë, Luftëtari arriti një fitore shumë bindëse në transfertën e Laçit, 0-2. Një javë më parë, gjirokastritët u mundën në shtëpi nga Kastrioti 1-5 dhe ky rezultat shkaktoi një rrëmujë të madhe, pasi solli edhe shkarkimin e trajnerit Gentian Mezani.

Në vend të tij erdhi tekniku Julian Ahmataj, njeriu që sezonin e kaluar e mbajti Kamzën në Superiore. Të fitosh në Laç nuk është aspak e lehtë, jo për skuadra të nivelit si Luftëtari, por edhe Skënderbeu në kohën e tij të "artë", apo edhe Partizani, e kanë shumë të vështirë që në atë stadium të marrin pikë, e jo më të fitojnë lehtësisht.

Fusha në tregon se ndonjëherë nuk ka shumë rëndësi vendi se ku luan, apo kundërshtari që ke përballë, por mjafton dëshira e madhe dhe përgatitja e mirë për të bërë surprizën. Në vetëm pak ditë, Ahmataj kishte punuar në atë lloj forme me djemtë e tij, që dukej sikur kishin kaluar shumë kohë.

Prova e parë, që ishte shumë e vështirë, u kalua me sukses. Ndeshje e administruar me qetësi dhe 3 pikë të marra  me shumë siguri. Tashmë, Luftëtari ndodhet në vendin e 8 me 20 pikë, 4 më shumë se Kastrioti dhe 5 më shumë se Kamza. Në Superiore nuk ka përballje të lehta. Në javën e ardhshme, bluzinjtë presin në shtëpi Flamurtarin, ndeshje e vlefshme për javën e 21 të kampionatit. Mbetet për t'u parë si do të shkojë ky takim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga