Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë masa për incidentet e ndodhura në takimin mes Luftëtarit dhe Kukësit, duke dënuar Luftëtarin me një ndeshje pa tifozë, që i bie të jetë takimi i radhës ndaj Partizanit.
Menjëherë pas marrjes së këtij vendimi, kanë reaguar tifozët, të cilët kanë pohuar se FSHF-ja po vepron me dy standarte, duke favorizuar ekipet e mëdha. Ata argumentojnë, se incidenti erdhi për shkak të provokimeve nga një prej pjestarëve të ekipit kundërshtar, gjë që sipas tyre nuk është raportuar në FSHF.
Ky vendim çon në mos marrjen pjesë të tifozëve në javën e parë të kampionatit, ku Luftëtari luan përballë Partizanit.