
Jorgos Marantas ka folur pas barazimit 1-1 të Luftëtarit kundër Flamurtarit. Trajneri i gjirokastritëve deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Është e vërtetë. Jemi të mërzitur. Kishim 3-4 raste që ta mbaronim ndeshjen. Mund të kishim pësuar gol në disa raste. U bë një gol në momentin e fundit që mund ta kishim devijuar. E fillum lojën jo mirë. Por, në pjesën e dytë ndryshuam shumë. Besoj që sot e merituam fitoren. Ky barazim na mërzit sepse na lë shumë pas në renditje.
Lekët nuk kanë rëndësi në futboll, siç ka thënë dhe Krujf. Unë kam besim te lojtarët që kam, ndaj i jap besim në formacion. Nuk e kuptova fare se çfarë u bë me fotografin. Në një moment i fola, por nuk i kuptova. Folëm pas ndeshjes dhe nuk ka asnjë problem mes nesh.
Duhet të japim pasimin e fundit për të bërë një gol të thjeshtë. Sinqerisht jam shumë i kënaqur nga ekipi im. Janë lojtarë që tani marrin eksperiencë në fushë. Çfarë bëjnë në fushë, për mua është shumë mirë. Se sa ka të bëjë me pasin e fundit, aty duhet qetësi. Po ta kishim bërë, do të kishim bërë golin e qetësisë.
E ardhmja? Nuk kam frikë, ndihem shumë mirë. Nëse ka ndonjë që e bën më mirë se mua, le të vijë. Unë nuk jam i përhershëm. Ky ekip i takon tifozërisë. Para meje ishin dy trajnerë, edhe trajneri i parë s'e filloi kampionatin. Ai i ka sjellë këta futbollistë. Megjithatë unë kam besim tek te ata. Iki vetë, nëse s'do kem besim", përfundoi ai.