Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari e ka përjashtuar, Realdo FILI sinjal dashurie PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT

Dashuritë mund të zgjasin përgjithmonë dhe pse koha e Realdo Filit te klubi i Partizanit nuk ka qenë shumë e gjatë. Lojtari që ka dalë nga akademia e Apolonisë, luan këtë sezon në kategorinë Superiore me Luftëtarin. 23 vjeçari është pezulluar nga gjirokastritët dhe pse ai është një nga lojtarët besnik të bluzinjve.

Mesa duket Fili është duke dërguar sinjale dashurie për ish klubin e tij, atë të Partizanit. Sulmuesi kaloi dy vite me "Demat", që nga ekipi B kaloi më pas me ekipin e parë. Në karrierën e tij ai ka veshur fanellat e klubeve të ndryshme dhe vërehet se dashuria për Partizanin triumfon dukshëm. Lojtari ka postuar një foto nga koha kur luante me të kuqtë në Europë, konkretisht ndaj RB Salzburg. Mbase është koha që Partizani të rivlerësojë aftësitë e fierakut.

Postimi i R. Fili-t
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga