
Klubi i Luftëtarit e ka vendosur zyrtarisht tashmë se ku do t'i zhvillojë takimet e sezonit të ardhshëm duke qënë se stadiumi i Gjirokastrës është në rikonstruksion.
Drejtuesit gjirokastritë kanë lidhur kontratë me stadiumin "Adush Muça" të Ballshit për t'i zhvilluar aty takimet si vendas në Kategorinë Superiore. Kontrata është depozituar në FSHF dhe tashmë çështja e stadiumit konsiderohet e mbyllur.
Disa ditë më parë u përfol që Luftëtari do të luante edhe në stadiumin e Fierit, por kjo hipotezë tashmë është hedhur poshtë.
Poll