Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari bën lëmsh startin e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari bën lëmsh startin e kampionatit

Luftëtari është ngjitur në kategorinë Superiore për sezonin e ri 2016-2017. Skuadra gjirokastrite do t'i luajë katër ndeshjet e para jashtë fushës së tij. Problem mbetet akoma stadiumi, ku nuk është në kushtet e kërkuara nga FSHF-ja. Këtë e ka shpjeguar edhe  sekretari i përgjithshëm i Federatës, Ilir Shulku, i cili është shprehur që klubet kanë gjetur akordin me njëri-tjetrin që katër ndeshjet e para të luhen në fushën e kundërshtarit të Luftëtarit, me qëllim që takimet mos të luhen në fushë asnjëanëse.

"Luftëtari do t'i luajë katër ndeshjet e para jashtë fushe. Shkak është bërë kondicioni jo i mirë i fushës gjirokastrite, e cila pritet të jetë gati në tetor. Skuadrat që kanë ndeshjet e para me Luftëtarin ranë dakord që t'i zhvillojnë takimet në fushat e tyre, në mënyrë që këto sfida mos të zhvillohen në fushë asnjëanëse. Më pas në fazën e dytë Luftëtari do t'i luajë takimet e tij në shtëpi", shpjegoi Ilir Shulku.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga