Griseld Lika është nga lojtarët që përflitet për një kalim të mundshëm tek Skënderbeu në këtë merkato. Korçarët tashmë do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë por kjo nuk ka ndikuar në merkaton e tyre. Ish sulmuesi i Partizanit është në listën e shumë ekipeve, pasi ndërpreu kontratën me të kuqt e kryeqytetit.
Skënderbeu është ndër ekipet që i siguron më tepër hapësirë sulmuesit dhe duket një nga alternativat më të mira. Ekipi synon ngjitjen në Superligë dhe shërbimet e Griseld Likës do të ishin tepër të vlefshme për Skënderbeun.
Kujtojmë që më herët sulmuesi ka arritur të shënoj një gol me Partizanin në sfidën përball Kukësit. Lika u aktivizua në plot 5 sfida duke regjistruar 132 minuta në total.
