Çekia dhe Moldavia është “finalja” e mbrëmjes së sotme në kualifikueset e Euro 2024. Njëra nga këto ekipe do të presë biletën për në Europianin e Gjermanisë, duke iu bashkuar kështu Kombëtares shqiptare.
Në prag të kësaj sfide mjaft të rëndësishme, ka folur trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy. Ai komplimenton lojën e Moldavisë, por është i bindur se ekipi i tij do të kualifikohet.
“Kemi besim se të hënën do të hedhim hapin e fundit dhe do të festojmë kualifikimin në Euro 2024. Sigurisht që është surprizë fakti që Polonia mbeti jashtë.
Pasi ata ishin favoritët e mëdhenj të grupit tonë. Moldavia ka bërë shumë mirë, mos të harrojmë që ata i morën 4 pikë polakëve.
Kështu që nuk na pret një ndeshje pa probleme ndaj tyre, por na mjafton edhe barazimi”, u shpreh trajneri i Çekisë.