Lorik Cana mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere, ndërsa dilema është: do të qëndrojë ose jo te Nantes. Por, duket se një gjë e tillë është lënë në plan të dytë nga kapiteni i kuqezinjve, i cili po shijon pushimet me familjen e tij.
Pas disa ditësh relaksi në bregdetin shqiptar, Cana është nisur drejt Italisë, çka e dëshmon edhe kjo foto e postuar në “Instagram” nga kapiteni i Kombëtares. Qendërmbrojtësi nuk ka hezituar të pozojë me dy fansa të vegjël, që ishin në të njëjtin avion me Canën, të cilët e kanë përshkruar këtë moment si të paharrueshëm dhe që ndodh vetëm një herë në jetë.
Postimi i Canës në "Instagram"
Poll