
Lorik Cana duket se është në prag të braktisjes së futbollit të luajtur. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ende nuk ka zgjedhur skuadrën ku do të vazhdojë karrierën, por ndërkohë duket se ka "nisur" një punë tjetër, atë të agjentit të lojtarëve.
Skuadra turke e Gallatasarajit ka transferuar nga Trabzonspori mbrojtësin e djathtë belg, Luis Pedro Cavanda. Cavanda deri para një sezoni ka qënë pjesë e Lacios, ku ka qënë shok skuadre edhe me Lorik Canën.
Para se të pranonte ofertën e Gallatasarajit, Cavanda është konsultuar me Canën të cilit i ka marrë një mendim për këtë transferim, duke qënë se shqiptari ka qënë pjesë e klubit turk para se të shkonte te Lacio.
Poll