Trajneri i Kukësit, Diego Longo nuk është mjaftuar vetëm me aspektin fizik dhe lojën në fushë. Italiani është duke punuar me verilindorët edhe në aspektin psikologjik si dhe në njohjen e metodave të punës.
Longo ka mbajtur një "leksion" për të tijtë, ndërsa iu ka treguar lojtarëve stilin e lojës. Kompaktësia, lëvizja ndaj kundërshtarit, presioni dhe tranzicioni i shpejtë, këto janë katër pikat ku po mëshohet te skuadra e Kukësit.
Dje, në seancën e darkës së bashku me lojtarët është parë edhe presidenti Safet Gjici. Prej disa kohësh, numri një i klubit ka qenë larg skuadrës për shkak të inpenjimeve, ndërsa duket se me sezonin e ri do qëndrojë afër lojtarëve, për të dhënë një motiv më shumë për ta.

Poll