Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lojtari shqiptar deçiziv me assist në Rusi, Grozny merr pikë shprese (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari shqiptar deçiziv me assist në Rusi, Grozny merr pikë

Është mbyllur 1-1 dueli mes Akhmat Grozny dhe Sochi, e vlefshme për Premier Ligën ruse të futbollit. Me vendasit janë aktivizuar titullar dy lojtarët shqiptar, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. Klubi nga Çecenia ka marrë një pikë shpresë në luftën për mbijetesë, me kosovarin që ka dhënë një assist.

Ka qenë minuta e 33 kur Berisha pas një veprimi të bukur në zonë, ka pasur për Glushakov që ka kaluar vendasit në epërsi. Miqtë kanë barazuar në fundin e pjesës së parë me Burmistrov. Megjithëse janë aktivizuar 90 minuta, Roshi e Berisha nuk ia kanë dalë të ndihmojnë ekipin për të marrë pikët e plota, duke u ndalur në barazimin që i mban në vendin e 14 me 24 pikë, 1 më shumë se zona që të çon një kategori më poshtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga