Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lojtari i parë i Superiores që luan në Europian, Ferhan HASANI i emocionuar: Ëndërr e fëmijërisë

Shkruar nga NEWSPORT


Ferhan Hasani është lojtari i parë nga kampionati shqiptar që luan në grupet e një kompeticioni ndërkombëtar, siç është këtë vit "EURO 2020". Sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë u fut në lojë në minutën 68-të, kundër Hollandës. Sfida përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të "Tulipanëve", megjithatë paraqitja e tij ishte e mirë.

Së fundmi ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon të gjithë ata që e mbështetën. Në Instagramin e tij, futbollisti i Partizanit shkruan: "Ëndrra e fëmijërisë u realizua. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen".

Tashmë ai do të kthehet në Shqipëri për t'iu bashkuar të kuqve në përgatitjet për sfidat e Conference League.

Postimi i Hasanit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga