Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lojtarët që kanë ardhur nuk i kanë përmbushur pritshmëritë", Cobbinah flet nga Egjipti: Ju tregoj diferencat me kampionatin shqiptar, Tiranën nuk e shikoj për titull këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarët që kanë ardhur nuk i kanë përmbushur

Ëinnful Cobbina ishte një nga lojtarët e Tiranës që u largua pak muaj më parë nga bardheblutë. Sulmuesi firmosi me Cleopatra në kampionatin egjiptian duke e mbyllur kështu me Superligën. I ftuar në emisionin "Zona Gola", Cobbinah foli për skuadrën e re, largimin nga Tirana si dhe kampionatin që po bëjnë aktualisht bardheblutë.

"Ndihem shumë mirë te skuadra e re dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Për momentin kam një gjendje të mirë fizike dhe emocionale".

Diferencat mes kampionit egjiptian dhe shqiptar? "Në Egjipt është një futboll më fizik, ndërsa në Shqipëri luhet më shumë me topin dhe kjo është diferenca mes kampionateve".

Derbi Partizani-Tirana? "E pashë derbin dhe rezultatin dhe nuk isha shumë I lumtur me rezultatin. Te Tirana ka shumë lojtarë të rinj dhe i duhen kohë që këta lojtarë të përshtaten".

Rënia e Tiranës? "Trajner I ri, lojtarë të rinj dhe kjo mendoj se ka ndikuar te skuadra. Nuk dua të futem shumë në detaje, por lojtarët e rinjë që kanë ardhur nuk I kanë plotësuar pritshmëritë e një skuadra kampione. Kam besimin se Tirana do të rikthehet pasi ka shumë ndeshje deri në fund.

Titulli kampion? Është shumë e vështirë të fitojmë titullin pasi diferencat janë të mëdha, por mendoj se do t'ia dalin të jenë në vend të 2 apo 3 pasi nuk ka shumë diferenca pikësh. Nuk kishte fare lidhje largimi im me situatën e krijuar te Tirana. Te skuadra e re po luaj në të njëjtin pozicion si te Tirana, po shumë herë e ndryshojmë edhe pozicionet në fushë".

Rikthim te Tirana? "E dashuroj Tiranën dhe kampionatin shqiptar dhe do të doja shumë që të kthehem një ditë për të luajtur te bardheblutë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga