Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lojtarët e mi e kanë zbatuar në mënyrën më të mirë karantinën", Plori ankohet për penalltinë: Ishte një goditje për ne, ka shumë diferenca mes skuadrave

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarët e mi e kanë zbatuar në mënyrën më

Besëlidhja u mposht me rezultatin 5-1 nga Tirana në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse shënuan të parë, lezhjanët nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv pasi bardheblutë shënuan plotë 5 herë të tjera. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Plori u shpreh se mes dy skuadrave ka shumë diferenca.

"Janë diferencat mes skuadrave, pasi një skuadër e Superligës si Tirana ka shumë diferenca me ne.  E filluam shumë mirë ndeshjen dhe kam pak rezerva te penalltia pasi është një goditje për skuadrat e vogëla.

Diferencat fizike dhe mungesa e ndeshjesh gjatë këtyre muajve bën të vetën pasi kjo është ndeshja e parë që bëjmë. Deri te minuta e 60-të na mbajtën këmbën pastaj pësuam golat e tjerë, por mendoj kishim mangësi fizike.

Nuk mund t'ia vëmë fajin penalltisë. Sportistët e mi e kanë zbatur në mënyrën më të mirë karantinën dhe këtë e tregoj fusha. Isha në mëndyshje për aktivizimin e lojtarëve kryesor, pork am këmbëngulur që të luaj me ekipin titullar që të jemi gati për ndeshjen e kampionatit".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga