
Trajneri i Laçit, Armando Cungu ka folur për RTSH pas ndeshjes miqësore të humbur me Skënderbeun, duke u shprehur për herë të parë lidhur me bojkotin e Superligës. Shkodrani thekson se skuadrat që ishin në Europë ishin në formë, duke lënë të kuptohet se bojkoti ka prishur punë duke ulur ritmin e lojtarëve.
Numri një I stolit kurbinas ndalet edhe te prurjet e reja, duke theksuar se askush nuk e ka vendin të sigurt andaj duhet shumë punë për të fituar një vend te kurbinasit.
"Lojtarët e ardhur nuk duhet të kujtojnë se duke qenë i ardhur në merkato, duhet ta kenë dhuratë vendin, ata duhet të djersijnë e meritojnë. Kështu edhe ata që kanë qenë këtu. Pres më shumë nga të ardhurit në fund. Dua të shoh sa mund të besojmë te ata, sa gjendje reale kanë dhe ku mund të shkojnë mundësitë tona
Ata që kanë ardhur kanë pasur emër ku kanë qenë, presim më shumë se sa janë duke dhënë. Shpresojmë që të jenë në gjendjen sa më të mirë, se kampionati mund të rifillojë shpejt dhe s'ka kohë, duhet ta shoh që në ndeshjen e parë çfarë mund të bëjnë.
Për ekipet që kanë qenë pjesë në Europë, nuk ka ndikuar pozitivisht bojkoti. Ne që luajtëm ishim në formë, të karikuar dhe ishim në ritmin e duhur sa i përket ndeshjeve e rifillimit. Shtyrja e madhe ka ndihmuar ekipet e tjera por jo ne që ishim në Kupat e Europës", shprehet Cungu.